Drejtuesi i Policisë Vlorë Ermal Muçaj është konfirmuar nga komisioni i vetting në Policinë e Shtetit.
Pas kontrollit në tre kollana, pasuri, integrtitet dhe rezlutatet profesionale Muçaj ka marrë ok për vazhdimin e karrierës në rradhët e uniformave blu.
Muçaj ka mbajtur disa poste drejtuese si Kryepolici i Lezhës, zv.drejtues në Korçë, zv.drejtor i Tiranës dhe aktualisht drejton qytetin tursitik të Vlorës.
Aktiviteti kriminal në Vlorë është mjaft i lartë evidentuar edhe në raportin e Spak, ndërsa janë goditur disa grupe kriminale si : vrasës me pagesë, trafikim municionesh dhe lëndëve shpërthyese si dhe trafik droge.
Trupa e Vlerësimit që konfirmoi në detyrë Muçajn
Arben Sefaj Kryesues
Denisa Sina Relatore
Suela Bulku Anëtare
Muçaj ka nisur karrierën në Uniformat Blu në vitin 1997 duke patur disa funksione drejtuese dhe aktualisht mban Gradën Drejtues.i Parë
1997-1999 Zv shef i policiselē kriminale Shkodër
2000-2001 shef rajoni në komisariatin nr 2
2001-2004 shef nën seksioni Komisariati 1 Tiranë
2004-2005 shef i policisë kriminale komisariati 2 Tiranë
2005-2013 Oficer i Policisë gjyqesore në Prokurorinë për Krime të Rënda ( Sot SPAK)
2013-2014 shef i sektorit Krimit Organizuar Korçë
2014-2015 Zëvëndës Drejtor Policise Vlorë
Prill 2015-Tetor 2016 Zv.Drejtor i Policisë Tiranë
2016-2017 Drejtor i Policisë Lezhë
2017-2020 Zv Drejtor Instituti Profesional i Policisë
2020-2021 Drejtor Qëndra e mbyllur për të huaj
2021-2022 Zv. Drejtor i Policisë Korçë
2022-2023 Drejtor i Policisë Vlorë
Ndër operacionet e drejtuara nga Muçaj është sekuestrimi i 3 ton canabis në Kurbin, zbulimi i grupit të grabitësve me armë të blindave me para në rinas si dhe operacioni kundër shpërndarësve të drogës në Korçë me 80 të arrestuar.