Ish-presidenti Ilir Meta, dje, në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në “TV Klan”, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Duke lënë paralelet dhe vrapin, por në marrinë e tij, Ilir Meta ka hedhur akuza të drejtpërdrejta duke thënë se Altin Dumani është takuar me McGonigal dhe duhet t’ia çonin kreun e SPAK-ut në studio.
Pa shkuar më tej tek akuzat se Meta do të arrestonte SPAK-un bashkë me Dumanin dhe mesa duket do të ngrinte akuza nesër për hallet dhe problemet e tij me drejtësinë.
CNA iu drejtua me një kërkesë zyrtare SPAK-ut mëngjesin e sotëm, zëdhënëses së këtij institucioni, duke i kërkuar informacion si qëndron e vërteta me takimin me McGonigal.
Në kërkesën drejtuar zyrës së shtypit të SPAK-ut nga gazetari Elvi Fundo, u drejtuan pyetjet:
A e ka takuar zoti Dumani ndonjëherë McGonigal?
A ka hetime për ish-agjentin e FBI-së nga SPAK-u dhe deri ku ndodhen ato?
Zoti Dumani u përgjigj personalisht për CNA nëpërmjet zyrës së shtypit duket theksuar: “Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”.
Në lidhje me pyetjen tonë se “A ka hetime të mëtejshme për dosjen McGonigal dhe ish-agjentin e FBI-së?”, Dumani është përgjigjur se nuk mund të flasë, nuk mund të shprehet për këtë çështje.
Pra, Dumani në sqarimin e tij për CNA ka rrëzuar akuzat e Ilir Metes dhe gënjeshtrat e tij bërë dje në “Opinon”.