Një javë nga dhunimi i avokatit në Lezhë, autori i ngjarjes së rëndë vijon të jetë në liri çka ka detyruar Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë ti kërkoj kryepolicit Rrumbullaku ndërhyrjen e tij për kapjen e keqëbërësit dhe të dënojë aktin e rëndë.
Nëpërmjet një deklarate për Shtyp Dhoma e cilëson këtë një situattë alarmante dhe garanton avokatët se është krah tyre për ti mbrojtur në ushtrimin legjitim të detyrës.
DEKLARATE PER SHTYP
Komiteti Drejtues i Dhomes së Avokatisë të Shqipërisë mori në shqyrtim ngjarjen e rëndë të ndodhur në datën 12 Prill 2024, ku nëe shtetas ka ushtruar dhe vazhdon të ushtroje dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati, antar i Dhomës së Avokatise Lezhë, për shkak të ushtrimit të detyrës së avokatit.
Kjo ngjarje është vleresuar si një akt i papreçedent. Kërcënimi i avokatëve, sidomos për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cënon rëndë misionin e avokatit në ushtrim e profesionit të tij, por krijojnë situata të vështira dhe që duhen të vlerësohen maksimalisht nga organet e sigurisë dhe rendit.
Ajo që na bën përshtypje dhe shqetëson ne si përfaqësues të Avokatëve, është: Autori i veprimit kriminal, dhunuesi i avokatit në Lezhë, është ende i lirë, edhe pse organet vendore të avokatisë kanë denoncuar çështjen pranë organeve ligjzbatuese të Qarkut Lezhë, duke përbërë kështu njës rrezik permanent dhe me pasoja të paparashikueshme.
Në emër të të gjithë avokateve të Republikës së Shqipërisë, ne i drejtohemi organeve të Policisë së Shtetit të Qarkut Lezhë të bëjë të mundur ndalimin, arrestimin e këtij elementi kriminal dhe dorëzimin përpara organeve proçeduese, si dhe të marri masat e nevojshme për sigurimin e jetës së avokatit dhe familjarëve të tij sa me shpejt të jetë e mundur.
Gjendja e lirë e ketij krimineli rrezikon jetën dhe pronën e çdo qytetari të ndershëm në këtë vend. Njëkohesisht i bëjmë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të ushtrojë kompetencat që i ngarkon ligji dhe të ushtrojë ndikimin e tij pozitiv lidhur me marrjen e masave urgjente për kapjen dhe dorëzimin e këtij krimineli përpara drejtësisë.
I bëjme thirrje organit të prokurorisë të fillojë ndjekjen penale sipas kallzimit të bërë nga ana e organeve drejtuese të Avokatiss Lezhë në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Ne, garantojmë të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë se Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë do të jetë në krah të çdo avokati ndaj të cilit ushtrohet dhunë e çfarëdo lloji nga kushdo qoftë, pavarësisht se nga kush dirigjohet dhuna.
Shprehemi besimplotë se reagimi ynë do të shërbejë si këmbanë alarmi për organet ligjzbatuese jo vetëm për këtë rast por edhe për raste të tjera që cënojnë sigurinë e jetës së avokateve dhe të familjeve të tyre.
PËR KOMITETIN DREJTUES
K R Y E T A R I
Prof. Dr. Maksim HAXHIA