Babë e bir në Shkodër janë plagosur me thikë gjatë një konflikti mbrëmjen e së martës me një person të tretë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” rreth orës 20:40. Sipas policisë, babë e bir Sh.L. 52 vjec dhe E.L. 19 vjec kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 26-vjecar me iniciale A.M.
Policia ka sekuestruar edhe thikën. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e sherrit.