Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, është shpallur kampione e Europës në kategorinë deri në 52 kg.
Distria mundi në finale Odette Giuffrida nga Italia, ndërsa në gjysmëfinale spanjollen Ariane Soler.
Ky është çmimi i dytë europian për xhudisten kosovare.