WebLajm ka siguruar dokumentin e qeverisë shqiptare e cila parashikon që shumë shpejt shqiptarët të kenë pasaporta dhe letërnjoftime digjitale pa patur nevojë t’i kenë si deri më tani.
Ato mund të mbahen në telefon. Kjo risi pritet të sjellë debat për sigurinë dhe ndërhyrjet kibernetike, ndërsa projektligji tashmë është zyrtar.
Sipas relacionit shoqërues, qëllimi i projektligjit përmirësimi i mënyrave të identifikimit të qytetarëve. Ky projektligj është në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian, që në vitin 2024 zbatoi një rregullore të re për identitetin digjital. Me këtë projektligj, Shqipëria synon të parafrojë kuadrin ligjor me BE-në, në një kohë që vendi ka hapur negociatat dhe po njehson ligjet.
Ky projektligj është propozim i Ministrisë së Brendshme dhe Identitek.
Sa i përket shpenzimeve të projektligjit, në relacionin shoqërues thuhet se efektet financiare do të parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave.