Monedha europiane ka rënë në shifrat më të ulëta historike në raport me Lekun.
Euro ka regjistruar një vlerë të barabartë me Lekun. Sipas kursit të këmbimit valutor, 1 Euro blihet me 100 Lekë dhe shitet me 100.9 Lekë.
Shkaqet e barazimit të Euros me Lekun, sipas ekspertëve, janë rritja e investimeve të huaja dhe numri i turistëve që është më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këto dy faktorë, ndër të tjera, kanë shkaktuar një qarkullim të madh të Euros në tregun shqiptar.
Edhe në verën e vitit 2023, Euro gati u barazua me Lekun por ndërhyri Banka e Shqipërisë duke blerë sasi nga tregu.
Edhe pse sezoni turistik nuk ka nisur ende këtë vit, monedha europiane ka nisur rënien shumë kohë përpara.