Shqipëria është renditur si vendi që ka shënuar rritjen më të lartë në botë për numrin e vizitorëve që hyjnë në vendin tonë përmes fluturimeve ajrore.
Sipas të dhënave për muajin Mars nga ACI që bën klasifikimin ndërkombëtar, rritja e Shqipërisë për udhëtarët që përdorin rrugët ajrore, Shqipëria ka shënuar rritje me 233.3% për hyrje në aeroportin e Rinasit në krahasim me të dhënat e vitit 2019, periudha para pandemisë.
Sipas ACI, aeroporti i Tiranës ka rritje edhe me vetveten në muajin Janar 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave, rritja për Shqipërinë është 51.2% në muajin Janar 2024 krahasuar me Janar 2023.