WebLajm ka siguruar vendimin e divorcit të çiftit mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia.
Në vendimin e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë thuhet se divorci është kërkuar nga të dyja palët.
“Bashkë me kërkesën për zgjidhjen e martesës, kërkuesit kanë paraqitur për miratim edhe një marrëveshje që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Në këtë akt-marrëveshje rregullohen pasojat e zgjidhjes së martesës”, thuhet në vendim.
Të dyja palët kanë shprehur pëlqimin për zgjidhjen e martesës, ndërsa ËebLajm ka mësuar se në seancë, ku ishin të pranishëm që të dy, Elia Zaharia ka thënë thënë se shkak i divorcit është tradhtia e Princit.
Në këtë çështje, kërkuesit kanë shprehur vullnetin e tyre i cili është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin për zgjidhjen e martesës, duke pretenduar se kanë konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi, si dhe ndërprerjen e bashkëjetesës, dhe për këto shkaqe vendosën zgjidhjen e martesës.
Për këto arsye, gjykata çmoi se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kërkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës.
Me zgjidhjen e martesës, Elia Zogu do të mbajë mbiemrin që ka patur para martese, “Zaharia”.