Për herë të parë, Shqipëria dhe Serbia janë bërë bashkë duke aspiruar që të organizojnë finalet e Euro 2027 për U-21.
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të organizojë ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21.
FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.
Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.