Një punonjës policie i forcës “Shqiponja” në Fier është vrarë me armë zjarri. Viktima është Novruz Cenalia 28 vjec.
Mësohet se fillimisht polici mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë pak minuta më vonë. Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit Memorial Fier.
Autori, i identifikuar si Asllan Mernica, u largua me një makinë ngjyrë blu.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, teksa janë ngritur dhe postblloqe për kapjen e autorit.
Ngjarja dyshoher se ka ndodhur për motive gjakmarrje. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe të dy janë nga Hasi.
Sipas informacioneve policore, babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje kriminale disa vite më parë. Ai kishte vrarë me armë Sali Harullën.
Njoftimi paraprak i Policisë Fier:
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.