Një ngjarje e rëndë është shënuar në oborrin e një shkolle në periferi të Tiranës.
WebLajm mëson se një nxënëse 10 vjeçarë është pickuar nga gjarpëri teksa ndodhej në ambjentin e shkollës, 10 vjeçarja është nxënëse e WAT, World Academy of Tirana.
Ndërsa stafi i shkollës i cili ka dorëzuar pamjet filmike edhe në polici pretendon se gjithçka ka ndodhur në ambjentin e jashtëm të shkollës.
Njoftimi Policisë për ngjarjen e rëndë
Tiranë/Informacione paraprake
– Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.