Kryeministri i Sllovakisë Roberto Fico ka rënë pre e një atentati me armë në qytetin Handlova pasi doli nga një mbledhje e qeverisë.
Autori ka qenë në mesin e turmës kur qëlloi 3 herë me armë zjarri Kryeministrin Fico. Ky i fundit mori 3 plumba; një në bark, në këmbë dhe në krah.
Pamjet treguan momentin kur Kryeministri sllovak futet me urgjencë në makinën e tij nga rojet e sigurisë, ndërsa autori u neutralizua dhe arrestua.
Kryeministri i Sllovakisë u transportua me helikopter në spitalin më të afërt dhe gjendja e tij raportohet e rëndë.
Liderët europianë kanë dënuar sulmin me armë ndaj Kryeministrit Roberto Fico.