Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme pas fletë-thirrjes së lëshuar nga prokurori Dritan Prençi.
Agaçi do të pyetet në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Kujtojmë se 2 ditë më parë në SPAK ishte dhe zv/Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Pas daljes nga SPAK, Agaçi konfirmoi se u pyet për inceneratorin.
“Isha për inceneratorin e Tiranës, tashmë nuk përbën lajm thirrja. Çdo njeri mund të vijë dhe mund të japë sqarime për çështjen“, tha ai për gazetarët.