Tre punonjës policie janë në mesin e personave të shpallur në kërkim pas urdhër-arresteve të lëshuara sot nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale.
Në kërkim janë ish-drejtori i Policisë së Lezhës Ergert Mitri aktualisht specialist në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, efektivi Klodjan Shahini dhe Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s.
Të tre janë në kërkim pasi ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste nga SPAK. Roli dhe përfshirja e tyre nuk dihet ende për momentin.
Kujtojmë se ish-efektivi i RENEA Altin Morina u arrestua 1 vit më parë pasi në makinë ju gjetën 113 mijë Euro, por u lirua sërish pasi deklaroi se shumën e parave ja mori borxh një biznesmeni për probleme personale dhe se këto para nuk i kishte përfituar nga aktivitete kriminale.