WebLajm mëson se dy persona të tjerë për të cilët është lëshuar udhër-arrest nga SPAK, pjesë e megaoperacionit të sotëm, janë arrestuar në Spanjë dhe Itali.
Në Itali është arrestuar Arjan Tuku, kurse në Spanjë është bërë e mundur kapja e Denis Meta.
Të dy këta persona janë arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.
Ata janë pjesë e listës së 43 personave për të cilët është lëshuar fletë-arresti nga Prokuroria e Posaçme.
SPAK zbardhi një sërë ngjarjesh kriminale ku janë të përfshirë personazhe të njohur të botës së krimit, zyrtarë apo ish-zyrtarë dhe punonjës policie.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë.