Sot në SPAK janë paraqitur disa kryebashkiakë të cilët janë thirrur për t’u pyetur nga prokurorët e posaçëm.
Konkretisht, në SPAK u paraqit kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi e cila është e kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Në Prokurorinë e Posaçme u paraqitur gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide. Ai ka fletë-thirrje për t’u pyetur nga prokurori pas hetimeve për kultivim droge e shpërdorim detyre kur ka qenë zyrtar policie në Gjirokastër.