Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak në një avion që fluturonte drejt Turqisë. Një shtetas Afgan ka prerë damarët në bord duke alarmaur pasagjerët ndërsa avioni ka bërë ulje emergjente në Rinas.
WebLajm mëson ekskluzivisht se Avioni Fluturonte nga Lyon në në Stamboll dhe vetëm ndërhyrja ekuipazhit ka shmangur një incident të rëndë. Shtetasi me origjinë nga Afganistani dhe Dokumenta Franceze është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës, ndërsa ndodhet në gjëndje kritike.
Njoftimi Zyrtar
Rinas/Informacion paraprakRreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.