Paragrafi i dytë dhe i tretë i nenit 89/b që lidhen me përhapjenn e sëmundjeve infektive shtuar gjatë pandemisë së virusit covid-19 janë shfuqizuar nga kushtetuesja. Ky paragraf u vendos nga qeveria e cila në kushtetet e karantinës vendosi ta quaj krim përhapjen e sëmundjes ifektive përfshi edhe covid-19 qoftë edhe e kryer nga pakujdesia.
Çfarë parashikonte neni 89/b paragrafi dytë dhe i tretë
Neni 89/b i Kodit Penal Përhapja e sëmundjeve infektive
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.
Ndërkohë kërkesen e “helsinkit” për të shfuqizuar nenin 242 për mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë, gjykata e rrëzuar duke e lënë në fuqi atë nen të kodit penal.
Vendimi Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese në datën 15.12.2022, pasi shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimi i neneve 2 dhe 3 të ligjit nr. 35/2020, datë 16.04.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e paragrafëve të dytë dhe të tretë të nenit 89/b të Kodit Penal.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
https://www.gjk.gov.al/web/Njoftim_per_shtyp_2372_1-94.php
Si u miratua ndryshimi i KODIT PENAL SHKRESA