WebLajm mëson se prej ditës së djeshme me kërkes të Spak, po kryhet një operacion në Durrës.
Dyshime për shpërdorim detyre, abuzim me postin dhe indicie për dekonspirim aksioni, kanë çuar në pranga 3 persona.
Ndërsa burime për weblajm nga Spak bënë me dije se shefi i sektorit të AMP-s në Durrës është shpallur në kërkim.
U arrestuan Regina Omeri dhe Ervis Hasanaga, në kërkim Kushtrim Selimi.
Po ashtu këta persona dispinonin edhe portalin e lajmeve shqipenews dhe kryenin dizinformime me botimin e lajmeve të rreme.
DVP Tiranë Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës; E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
FABULA
Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.