Dhuna barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi i cili mbetet ende në gjendje të rëndë dhe tre prej autorëve të paarrestuar, si dhe trajtimi jo dinjitoz nga administrate gjyqsore dhe e prokurorive ndaj avokatëve. Pritet të jenë nesër dy temat e rendit të ditës së mbledhjes së këshillit drejtues të dhomës së avokatisë së shqipërisë. Kjo mbledhje është kërkuar nga të gjitha dhomat vendore të avokatisë në vend, në mënyrë unanime.
WebLajm ka mësuar se Dhoma ka mbështetur bojkotin e nisur nga avokatët e Durrësit i cili pas një takimi dyplaësh po shkon drejt zgjidhjes.
Akomodimi Avokatëve në Durrës drejt zgjidhjes!
Lidhur me bojkotin e bërë nga Dhoma vendore e avokatëve Durrës. Kryetari i Dhomës së Avokateve të Shqipërisë Prof Dr. Maksim HAXHIA së bashku me Keyetarin e Komitetit Disiplinor të Dhomës si dhe me Kryetarin e Dhomës vendore të Avokatise Durrës patën një takim me Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës z. Paulin CERA.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me problematikën për kushtet e akomodimit të Avokatëve në ambjentet e gjykatës . Takimi ishte shumë produktiv dhe bashkëpunues në fund të të cilit u dakortësua për kriimin e kushteve lidhur me qëndrimin e avokatëve në ambjentet e gjykatës në pritje të seancave të gjykimit dhe jo vetëm. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë dhe Dhoma vendore Durrës falenderon kryetarin e Gjykatës për vlersimin dhe marrjen përsipër dhe zgjidhjen e problematikës së krijuar.