Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore finalizuan një hetim me 9 masa sigurie (8 policë) duke goditur skemën e kalimit drejt vendeve të BE-së në shkelje të rregullave nga qytetarët që lejoheshin kundrejt pagesës ndaj policëve në Komisariatin e Rinasit.
Nga këta, 2 persona janë lënë në arrest në burg, ndërsa të tjerët në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
Në burg janë lënë Briken Tereziu punonjës policie në Komisariatin e Rinasit dhe qytetari Eneo Sulejmanaj në rolin e organizatorit, i cili merrte pagesa nga qytetarët që kishin probleme me ditët e qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe kërkonin të kalonin kufirin. Eneo Sulejmanaj komunikonte në aplikacionin Signal me policin Briken Tereziu për t’ju vendosur vula fiktive dhe për t’i lejuar të kalonin nga Rinasi. Në këmbim, punonjësi i policisë merrte pagesa nga Eneo Sulejmanaj.
Në dosjen hetimore të prokurorit Bledar Valikaj janë evidentuar komunikimet mes Eneo Sulejmanaj dhe policit Briken Tereziu, se si kordinoheshin dhe jepeshin porositë për qytetarët që lejoheshin të kalonin në shkelje të rregullave të udhëtimi.
Eneo: Je në punë sot?
Brikeni: Po
Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta K.)
Brikeni: Ca ka kjo, Ditë?
Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat
Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore
Eneo: 11:15 me Ëizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vile
Brikeni: Ok
Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)
Eneo: O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot
Briken: Mir si je ti
Eneo: Po mire shyqyr zotit
Briken: Ktej jam
Eneo: I marum nja 2 halle, tbej tel mbasdite
Briken: Ok pa merak
Eneo: Rrofsh. O vlla nga je?
Briken: Te lagjia jam
Eneo: Te dergoj ate djalin apo do te tak neser bashk. Si e ke me mire
Briken: Si ta keshe ska probl
Eneo: Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet
Briken: Se kuptova
Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla
Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen
Eneo: Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla
Briken: Ok
Eneo: Po i them te vij aty
Briken: Ok
Eneo: Po vjen 5 min eshte aty ka 600
Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Neser tbej nje 500 vlla
Briken: Ok vlla ngjohemi neser
Eneo: Mire vlla ma bej hallall se ashtu kam pas nje problem. Degjohemi neser naten
Briken: Ok naten ngjohemi
Dt. 10.05.2023
Eneo: Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjia do jesh pastaj. Te tkaohemi?
Briken: Si je vlla Ca bon
Eneo: Hic vlla ngelem erviseve
Briken: Kur do nisesh ti
Eneo: Une nga ora 8 pak a shume.
Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh
Briken: Ok
Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Mgjes vlla si je. A u lodhe. Je ne pune sot
Briken: Mire vlla. Si je ti.
Eneo: Mire vlla ja sa dolem nga shpia
Briken: Te puna jam
Eneo: (I dërgon pasasportën e shtetasit Arbri Ahmetaj). Tirane Bari Barcelone. Po 2 vula ka me I faqe. Po munde veja 1 tjeter super. Shife vet
Briken: Ok. Te katra thuaj
Eneo: Rrofsh vlla. Po ngjiten vlla. Eshte dhe I tjeter, ai smka dhen gje
Briken: Ma jep emrin
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Qato K.). O vlla ma shef dot nje rob a ka ardh ne shqiperi
Briken: Ok ma nis
Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Aurel K.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” sh.p.k me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.
Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, Enea Sulejmani mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu, të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nesë plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepen udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.
Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të BE-së.
Prokuroria thotë se në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 Euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 Eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.
Në telefonin celular në përdorim nga Eneo Sulejmanaj, në aplikacionin WhatsApp dhe Signal gjenden komunikime me persona të tretë të cilëve iu shpjegohet mekanizmi për të kaluar në kabinat e kontrollorëve të aerportit Rinas.
Eneo: Mgjes vlla. Si je
Briken: Mire vlla si je ti
Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?
Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam
Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr
Briken: Po shyqyr
Eneo: Do tsjrll nje zonje lart ti lej aty
Briken: Ok
Eneo: Eshte dhe I gru me gocen 15 vjec pastaj
Briken: Ma nis emrin
Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases Lahe P. Zonja eshte oer Pisa ne 12 e 25
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Mirela S. Kurse kjo eshte me gocen per Budapest 15 e 30
Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca.
Eneo: Se ka prok se kai k me burrin nga bari. Burrin e kthyn per ditet bashj mne gocen. I dërgon pasaportën e shtetases Aleksandra Simo
Briken: E ke dhe pasap e burrit
Eneo: Po. Dhe sa ti them
Briken: 2
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Lavdimir S. burr
Briken: Ten r 8 thuaj
Eneo: Jan bo 8?
Briken: Aq sa kan qen. Po kan ndryshu nr
Eneo: E funit I bi
Briken: Ne mes I bie. E teta
Eneo: E kan bo me nr dmth
Briken: Nr 8 dmth. Po
Eneo: Ok vlla se u bo koh
Briken: I kan nr posht thui te xhami
Eneo: Po ngjitet
Briken: Ok
Eneo: Vec m thuj kur tmbaroj vlla
Briken: Ok
Eneo: I ka brenda ne pas
Briken: Ok iku
Eneo: Ok vlla. Po futet dhe Mirela me gocen. Se ua bona check in para
Briken: Ok
Eneo: Po I le dhe kjo ne pasap 2
Briken: Ok
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Lahe P. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila nuk mund të udhëtoj për shkak të tejkalimit të ditëve të qëndrimit. Nga komunikimi ka dyshime se ajo ka lënë një shumë lekësh pranë kabinës.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Mirela S. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 12:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila më datë 05.08.2023 është kthyer inad (Gërma F) me motivacionin” ka qendruar 90 dite ne 180 ditet e fundit ne BE”.
MASAT E SIGURISË PËR POLICËT:
– Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale
– Eno Sulejmanaj për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;
– S.Xh. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale
– Ermal Mesi me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale
–Aris Drini me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale.
-Ylli Prençi me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.
–Rei Shenjtolli me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.
– Enkis Aliaj me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.
–Argil Hasa me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.