Një 61-vjeçar nga Fushë-Kuqja e Laçit, 1 nga 50 më të kërkuarit në vend, është arrestuar nga Forcat Operacionale.
Burime për WebLajm thonë se Pjetër Pacani u arrestua në Fier.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën 3 kallashnikovë dhe pistoleta.
Në vitin 2014, Pjetër Pacani u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Tiranës.
Ai u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Ai konsiderohej person me rrezikshmëri shoqërore.
Krimi i kryer në 2011
61 vjeçari, Pjetër Pacani ishte në kërkim nga policia, pasi kishte kryer vrasje të dyfishtë në vitin 2011.Duke u nisur nga informacionet që korrespondojmë, Pacani vrau me armë zjarri shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në tetor të 2011 në autostradën Lezhë-Tiranë, pas një konflikti verbal që ato kanë pasur. Situata ka degraduar në përdorimin e armës nga autori, pasi viktimat e kanë sharë nga nëna dhe motra e tij.Pjetër Pacani u dënua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vite burgim në vitin 2014 për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” të parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal. Këtë dënim ai nuk e kreu, pasi u arratis nga vendi dhe prej 13 vitesh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.