Policia ka gjetur trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi që u vra nga bashkëpronari i hotelit “Greccia” në Dhërmi, ku viktima punonte si recepsionist.
Trupi i pajetë u gjet në përroin e Gjipesë.
Ai u vra nga Gerald Shehu 43 vjeç, për arsye të paditura deri më tani, që pritet të zbardhen nga grupi hetimor.
Pas vrasjes Gerald Shehu u arratis në Greqi, por u kap dje në ishullin e Korfuzi në tentativë për të udhëtuar drejt Britanisë pasi kishte prerë biletat e fluturimit.