WebLajm mëson se shërbimi informativ shtetëror ka reaguar zyrtarisht për skandalin e fakenews ndaj zyrtarëve të policisë.
Burime për weblajm bënë me dije se të afërmit e dy ish zyrtarëve të AMP-s që punonin në SHISH janë larguar.
Aktualisht hetimet po vijojnë ndërsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Policia e Shtetit kanë vënë në dispozicion një sërë provash për SHISH në rrugë zyrtare.
Përgjatë kësaj jave në shërbim janë depozituar dy shkresa për drejtuesit e këtij institucioni. Ndërsa Interpol i është kërkuar lokalizimi Kushtrim Selimit të shpallur në kërkim.