Shqipëria ka shkëqyer në sfidën e sotme miqësore kundër Azerbajxhanit, duke fituar me rezulatin 3 me 1.
Të besuarit e trajnerit Silvinjo treguan se janë në fomë dhe gati për ndeshjet e europianit.
Kuqezinjtë e nisën takimin mjaft mirë, duke u shfaqur në zonën kundërshtare që në fillim. Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të, ku Nedim Bajrami shënoi golin e parë.
Më pas ishte Rei Manaj ai që shënoi në minutin e 81 dhe Qazim Laçi në minutin e 88. Golin e vetëm për Azerbajxhanin e realizoi Gurbanli në minutën e 90-të.
Kjo ishte miqësorja e fundit para Europianit, aty ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.