Shqipëria luan sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian, atë kundër Kroacisë, e cila ka nisur orën 15:00.
Djemtë e Silvinjos do të kërkojnë fitoren kundër kroatëve për të marrë 3 pikët e para.
Tekniku Silvinjo besohet se do të bëjë disa ndryshime në formacion pas ndeshjes me Italinë. Nga ndryshimet pritet që të preken reparti i mbrojtjes dhe mesfushës.
Në ndeshjen e parë, atë kundër Italisë, Shqipëria humbi 2 me 1.