Ballkani është vënë në alarm. Nje stakim i energjis elektrike ka prekur Shqipërinë, Kroacinë, Bosnjen, Malin e Zi. Ajo që ka ndodhur sipas burimeve për weblajm është bllokimi sistemit elektronik të interkonjeksionit. Situuata e alarmante në ballkan në sektor me risk si spitali, njësi shërbimi, aeroporte, porte, hekurudha dhe autostrada. Aktualisht po punohet për rikthimin në normalitet ndërsa shqipëria ka stakuar lidhjen me rrjetin ndërkombëtar duke furnizuar me pjesë disa qarqe. Stakimet do vijojnë përgjatë ditës.
Çfarë po ndodh në Mal të Zi dhe më gjerë në rajon:
Rajoni i Ballkanit duket se po vuan nga një defekt i rëndë në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike.
Përveç Shqipërisë ku pati mungesë energjie në disa qytete, mediat në Mal të Zi raportojnë se pa energji është pjesa më e madhe e Malit të Zi dhe nuk dihet se kur do të rikthehet rryma elektrike.
Po kështu, një pjesë e madhe e territorit të Krociasë është pa energjie elektrike, qytete të tilla siSpliti, Omishi, Makarska, Dubrovniku, Zhupa Dubrovaçka, Kashtela, Solin, Vodice, Prvić, Zadar, Starigrad Paklenica etj.Po kështu, e gjithë Bosnje-Hercegovina ka mbetur pa energji elektrike, raporton Bizniscg.