Pak ditë mē parë policia e Rinasit ka bllokuar një tentativ teafikimi pistolete drejt Italisë. E kamufluar në çantën e shpinës së 23 vjeçarit Daors Gashi ajo është zbuluar nga Skaneri.
Nga hetimi rezulton ẹ provuar se mē datën 20.06.2024, në oren 07:10 gjatë skanimit në pikën e operimit PAX-01, në Aeroportin “Něnë Tereza”, pasagjerit Daors Gashi, me shtetësi kosovare, me numër pasaporte xxxxx, që udhëtonte nga Tirana për në Romë-Ciampino, me Ryanair, me numër fluturimi FR8360, është vënë re në dukje imazhi i një arme zjarri pistoletë. Ne lidhje me këtē fakt janë njoftuar shërbimet policisë, tẽ cilët pasi kanë marrë kontakt me punonjësit e sigurisë së skanerit, këta të fundit kanë treguar bagazhin dhe personin që i përkiste bagazhi. Nga punonjësit e policisë është kryer identifikimi i këtij shtetasi, i cili është identifikuar si shtetasi Daors Gashi, i datëlindjes xx.xx.2001. Rezulton se bashkë me këtë shtetas ka qene duke udhetuar edhe shtetasi E.H, i datëlindjes xx.xx.2001. Në këto rrethana, shërbimet e policisë kanë kërkuar nga kēta dy shtetas që të kalonin në vijën e dytë, me qëllim verifikimin e sendeve në bagazhet e tyre. Rezulton se në bagazhin e shpinës së shtetasit Daors Gashi shtë konstatuar një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “Blo W Mini Mood 2003”, ngiyrë gri dhe me dorezë me ngiyrë të zezë, kalibër 8 mm, me numër 5-167666, me krehër brenda të cilit ndodheshin 2 (dy) fishekë. Në funksion të hetimit oficeri i policisë giyqësore ka kryer sekuestrimin e armës.
Po sipas dosjes së siguruar nga WebLajm Gashi ka pranuar se çanta ku është gjetur arma i pëtket atij, por ka shtuar se kur ka bërë çantën gati për fluturim skishte pistolet.