Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Shehu paraqiti një kuadër të përgjithshëm të veprimtarisë së institucionit duke u ndalur tek fushat me interes të veçantë si shëndetësia, mjedisi, prokurimet publike, etj.
Kreu i KLSH-së theksoi në fjalën e tij faktin se aktiviteti i KLSH-së, është i fokusuar në parandalimin dhe jo ndëshkimin, duke patur vullnetin për të bashkëpunuar me institucionet e tjera, drejt rritjes së nivelit përgjegjshmërisë e të profesionalizmit.
The Albanian Supreme Audit Institution plays a crucial role in fighting and preventing corruption, in promoting good governance and an efficient use of public funds, and in supporting Parliament in its budget oversight.
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) June 26, 2024
1/2 pic.twitter.com/sQPnEr60TM
Nga ana tjetër, ambasadori Gonzato e falenderoi Arben Shehun për vizitën dhe shprehu vlerësimet e tij për punën e KLSH-së, duke theksuar rëndësinë e rolit që KLSH luan në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Ambasadori Gonzato nënvizoi gjithashtu vëmendjen e shtuar që duhet të ketë ndaj rekomandimeve dhe opinionit të KLSH-së, gjë që do të shërbente më tej në rritjen e llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë, si dhe shprehu mbështetjen e plotë ndaj institucionit.
Në përfundim, Shehu dhe Ambasadori Gonzato shprehën angazhimin e përbashkët për vijueshmërinë e komunikimit të ndërsjellë në të ardhmen, duke ndërmarrë projekte konkrete bashkëpunimi.