Pas shkeljes së rregullave të qarkullimit, 61 shofer të papërgjegjshëm kanë tentuar të korruptojnë efektivët e rrugores. Ata janë arrestuar ndërsa prokuroria i ka në hetim pas referimit të poliicisë.
📍SHKON NË 61 NUMRI I TË ARRESTUARVE PËR KORRUPSION!
Shkon në 61 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.
Së fundmi 4 shtetas janë arrestuar, përkatësisht shtetasja me iniciale, S.R. 24 vjeç e cila u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi me iniciale D.H 32 vjeç i cili u konstatua duke mos rregulluar shpejtësinë në qëndra të banuara si dhe nën ndikimin e alkoolit, shtetasi me iniciale D.B 39 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë si dhe shtetasi R.T 52 vjeç i cili u konstatua dukr qarkulluar në sens të kundërt me atë të lejuar.
Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësi❌parakalim❌celular🚘