Laert Haxhiu ekstradohet ditën e sotme në Shqipëri. Me forca të shumta policore, Haxhiu pritet te transportohet përmes pikës së kalimit kufitar tës Kakavijës drejt vendit tonë.
Laert Haxhiu u arrestua në muajin Maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos.
Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme në muajin Prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vititn 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Konkretisht viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË!
Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar.