Si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit Olsi Rama për të dytën herë në pak javë është paraqitur në Spak.
Deklarata e Olsi Rama para gazetarëve: “dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar. do doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”
Pak ditë më parë ishte në Spak ku mori me zarf vendimin për pushim e padisë së tij ndaj Gazmend Bardhit, pasi rezultoi se sipas verifikimeve të prokurorit Elvin Gogaj Bardhi skishte bërë kallëzim penal.