Gjykata e Posaçme ka miratuar 8 masa sigurie kërkuar nga Spak për Inceneratorin e Tiranës.
Mes arresteve janë bosët e djegsave Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Ndërsa në kërkim është shpallur gazetari E.H si dhe shtetasit Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Renardo Nallbani, Ilir Dedja.
Të 8 personat rezultojnë se ndodhen jashtë vendit dhe Interpol Tirana ka kërkuar ndihmën e Interpol Austrisë, Interpol Çekisë dhe Interpol Italisë e Zvicrës.
WebLajm mëson se hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë të dyshuar dhe për identifikimin e pasurive të fshehura.