Arbjan Mazniku ministër i pushtetit lokal dhe ish nr dy i bashkisë tiranë këtë të hënë është paraqitur në Spak. WebLajm mëson se ai është ftuar nga hetuesit në lidhje me proçesin penal dhe hetimet e dosjes 5D si deklarues. Hetimi për dosjen 5D ndiqet nga prokurori Klodian Braho i cili ka kërkuar të marrë në pyetje edhe z.Mazniku.
Pas afro 120 minuta Mazniku ka lënë ambjentet e SPAK duke thënë para mediave se ishte si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Teksa Mazniku ishte para hetuesve, Belind Këlliçi nga Oborri i SPAK ka sjellë prova të reja që përfshijnë Arbjan Maznikun në dosjen 5D. Sipas Këlliçit SPAK sduhet të ndalet por të hetojë Maznikun dhe Veliajn edhe për prishjen e dhjetra pallateve padrejtësisht me argumentin e tërmetit.
Në përfundim Belind Këlliçi tha se SPAK edhe përse i ka të gjitha mundësit refuzon të hetojë se kush realisht qëndron pas 5D, Inceneratoerit të Tiranës dhe EcoParking dhe ai e partia demokratike sdo të ndalin denoncimet për çdo aferë.