Bleona Qerreti nga SHBA përfundon në gjykatën e tiranës. Ende nuk dihet arsye e pranisë së saj në dhomën penale tiranë, ndërsa pas kontrolleve tek siguria është gutur në sallën e gjyqit.
WebLajm mëson se pak kohë më parë ajo ka paditur për prishje imazhi znj.Evi Kokalari.
Burime nga gjykata sqaruan për weblajm se Qerreti ishte ftuar pasi rezulton viktimë e një vepre penale. Ajo është mashtruar nga një studio arkitektësh në tiranë për një arredim apartamenti. Pas pagesave që ka bërë Bleona si janë kryer punimet e porositura.
Fillimisht çështja e kallëzuar nga Qerreti është hetuar nga një prokurore tashmë e shkarkaur nga vetting.
Ajo kishte kërkuar pushimin e kallëzimit. Ndërsa ky proçedim i ka kalua prokurorit Bledar Valikaj i cili ka tërhequr aktet dhe po vijon hetimin për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.
Comments 1