🇦🇱 Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve.
🇺🇸 On this eighth anniversary of the unanimous approval of the constitutional amendments that opened the way for justice reform, we congratulate the people of Albania for their support in its irreversible implementation. As we have said all along, justice reform was not going to be easy, quick, or perfect, but it is producing results and making Albania a stronger democracy. We are proud to have stood with the people of Albania in this difficult and courageous endeavor. We will continue to stand by Albania’s justice institutions and citizens as they make progress in combatting corruption and bringing Albania closer to the Euro-Atlantic community of nations.