Janë kujdesur të kenë një makinë të shpejtë dhe të kamufluar pas xhamave të zinj, autorët e masakrës dhe atentatit ndaj Kalemajve në Memaliaj.
WebLajm sjell foton e Suv-it Bmx model x1 me ngjyrë të zezë dhe disqe sportive dhe xhama të errësuar
Ky automjet është filmuar nga kamerat e sigurisë, para se autorët të kryenin krimin makabër duke lënë pas tre të vrarë në një lokal, 74- vjeçarin Shyqyri Kalemi dhe dy persona të tjerë të pafajshëm, klienti Marsel Çela dhe kamarieri Gledio Muka.
Pas krimit automjeti i përdorur nga autorët, tip BMW x1 u gjet e djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës.