Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ndodhur më 21 prill 2021 katër ditë para zgjedhjeve në Elbasan, do të gjykohet përfundimisht nga togat e zeza të këtij qyteti.
Është ky vendimi përfundimtar i kolegjit penal të gjykatës së lartë e cila këtë të martë ka rrëzuar kërkesën e Arbër Paplekaj për transferimin e gjykimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, kanë vendosur ti thonë Jo Paplekajt i cili nëpërmjet një rekursi kërkoi që gjyqi ndaj tij të hiqej nga gjykata e Elbasanit me argumentin se aty ka konflikt interesi.
Paplekaj i cili gjatë fushatës së 2021 në zgjedhjet qëndrore ishte truprojë e Gazmend Bardhit sot deputet i PD u shpreh se vrasjen e kreu për vetëmbrojtie.
Hetimet e prokurorisë e policisë zbuluan se ndërmjet simpatizantëve të PS e PD njohur edhe si grupi i mbrojties së votave pati një përplasje fizike e cila më pas degradoi në përdorimin e armës me viktima dhe të plagosur.
Njoftimi i Gj.Lartë
5.
ELBASAN
52105-00826-00-2022
ARBËR PAPLEKAJ
Neni 94 e vijues i Kodit të Procedurës Penale.
-//-
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Arbër Paplekaj, me objekt “Transferimi i çështjes penale të Arbër Paplekaj, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan”.