Tre kushërinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Thumanë, pas një konflikti për motive pronësie.
Të plagosur kanë mbetur polici Sahit Sela, kushëriri i tij Adrian Sela dhe Fatos Sela.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje, ku Ardian Sela me të vëllanë Fatos Sela po kryenin punime për rrethimin e një sipërfaqe toke e cila pretendohet nga dy palët.
Në vendin ku po kryhej rrethimi ka mbërritur efektivi i policisë, i cili në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushërinjve të cilët i janë kundërpërgjigjur me armë. Tre kushërinjtë janë dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit Sahit Ahmetaj (Sela), (punonjës Policie jashtë shërbimit) dheAdrian Sela, kushërinj me njëri-tjetrin. Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.