Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka aprovuar 30 masa sigurie. Ka nisur një operacion i gjerë nga SPAK, pas lëshimit të urdhër arresteve.
Është vendosur masë arresti shtëpiak gjithashtu edhe për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu.
Operacioni i cili vijon ende nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme është vazhdim i “Plumbit të Artë”.
Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.
Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.
Disa nga masat e sigurisë
Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja.
Mes ngjarjeve që janë zbardhur është masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018. Gjithashtu është zbardhur vrasja e Klevis Kapllani në Rrogozhinë dhe atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur