Qëndroi për afro 16 muaj në krye të kadastrës, ku risitë e shërbimet ndaj qytetarëve ishin fokusi i saj i përditshëm Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të IKMT-së për të tretën herë me kërkesë dhe firmë të kryeministrit Edi Rama.
Urdhëri i rikthimit të Bicit në krye të IKMT-së mban datën 30 korrik 2024. Dallëndyshe Bici rikthehet tek IKMT pas largimit të Ervin Hoxhës i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm.
E njohur si zonja e hekurt e cila i ka bërë ballë mjaftë sulmeve deri ato mafioze, teksa ka drejtuar Inspektoriatin e Kontrollit të Terrirtorit në dy mandate. Në këtë post ajo ka drejtuar aksione masive të prishjeve të ndërtimeve pa leje. Aksione këto, jo vetëm në qytete kryesore të vëndit por po ashtu edhe në prona në zona bregdetare.
Bici ka mbajtur edhe postin e zv.ministres së mbrojties para se të rrimerte drejtimin e IKMT për herë të dytë.
Por kush është zonja e cila nga Kadastrës Shqiptare-Rikthehet në IKMT?
Dallëndyshe Bici ka një karrierë të larmishme në sektorin privat, publik dhe mësimdhënie. Dallëndyshe Bici ka përfunduar shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Më pas, ka përfunduar me sukses kualifikimin pasuniversitar dhe është çertifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në Nëntor të vitit 2005 ka përfunduar masterin për “Administrim Institucionesh” në Universitetin e Bordeaux në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Francës.
Bici ka pasur eksperiencë të sukseshme menaxheriale në nivele drejtuese në sektorin sektorin publik në institucionet e qeverisë qëndrore. Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në Universitetin Polis. Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Që nga muaji Gusht i vitit 2014 – deri në 2021 Bici ka drejtuar Inpektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Mbrojties së Territorit.
Në Maj 2021 ajo emërohet zv.Ministre e Mbrojties, post që e mbajti deri në Shtator 2022. Bici ka dhe titullin Doktorante në Shkencat Mjedisore.
Znj. Bici njeh dhe flet rrjedhshëm gjuhët frënge, angleze.