Të dielën më 4 Gusht Himariotët do të shkojnë në votime, ndërsa pas regjistrimit të kandidatëve mes tyre ai i opozitës Petraq Gjikuria dhe mazhorancës Vangjel Tavo. WebLajm zbardh formularët e dekriminalizimit të depozituara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Ajo që bie në sy është se asnjë nga dy kandidatët nuk ka një kusht ndalues për të garuar, por z.Tavo nuk kujton vëndin se ku ka bërë një muaj pushime në Greqi përgjatë vititi 1992.
Siç dhe shihet në këtë faksimile të vetdeklarimit ai shpjegon se ka qëndruar jashtë vëndit për më shumë se 30 në tre periudha përfshi vendi si Kanada dhe Greqi, ndërsa tek katrori i tretë është bosh vendqëndrimi, ndërsa vendbanimi aktual i Tavos është lagja Palasë.
Ndërsa Petraq Gjikuria i cili prej 34 vitesh është një emigrant, deklaron se e ka nisur emigrimin në Greqi e më Pas në SHBA. Ai deklaron vendbanimin në Dhërmi ndërsa nuk disponon një numër personal ID shqiptare dhe këtë katror e ka lënë bosh në formularin e dekriminalizimit.