Vijojnë hetimet për të zbardhur atë çfarë fshihet pas vrasjes së Dritan Idrizit dhe plagosjen e 4 të tjerëve mbrëmjen e 7 Gushtit në qytetin Talluvia të Italisë.
Të arrestuar deri tani janë Artur Cerria, autori i vrasjes së 38 vjeçarit, Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës, banues në San Giovanni në Marignano, mekanik në Cattabrighe.
Në dëshminë e tij autori Cerria u tha hetuesve se kishte dëgjuar gjatë përleshjes të thuhet: Vritini të gjithë! Më pas është thirrur policia, ndërsa agresohet ishin larguar duke marrë me vete dhe Dritan Idrizin. 38 vjeçari është dërguar në spitalin e Cattolica ku ka mbërritur i vdekur.
Mjekët thanë se i riu kishte shkuar me tre plagë me thikë: një në zemër, një në shpretkë dhe tjetrën në gjoks dhe se kishte humbur shumë gjak, çka i kishte shkaktuar edhe shok hemorragjik.