Shtetasi gjeorgjian Kakha Joua është njëri prej 3 mashtruesve që mundën të zhvatin 140 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër, para disa ditësh. Ky mashtrues, së bashku me bashkëpunëtorët mësohet se kanë mbërritur në Shqipëri në datën 29 korrik të këtij viti.
40-vjeçari po lëvizte nga Sarajeva për në Stamboll, me destinacion final kryeqytetin e vendlindjes së tij, Tbili, ku nuk mundi të arrinte.
Nga informacionet e siguruara me autoritetet turke, ai u arrestuamenjëherë sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Stambollit dhe u deportua këtë të diel në Tiranë. 2 të tjerët janë identifikuar dhe lokalizuar, ndërsa pritet arrestimi në bashkëpunim me partnerët.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 7500 euro dhe dyshimet janë se këto persona në datën 9 gusht shkuan pranë një pikë këmbimi valutor në Zdrale të Shkodrës dhe pyetën për këmbim parash. Nga kamerat konsistohet se ata i numëronin paratë, i mbyllnin në një zarf dhe në një moment i fusnin në çantën e tyre. Pas këmbënguljes nga i zoti i dyqanit, ata në moment japin zarfin tjetër ku kanë vendosur në fillim dhe në fund nga një kartëmonedhë me vlerë 500 euro, pastaj prerje gazete në përmasat e saj.
Në datën 31 korrik, të njëjtën skemë mashtrimi tentuan ta bëjnë në Durrës, duke dështuar. Gjithashtu mësohet se mashtruesit nga Gjeorgjia kanë tentuar skemën edhe në Tiranë e Vlorë, në pika të tjera të këmbimit valutor.
Dosja e Mashtrimit në Librazhd me 40 mijë euro / trasmetuar në Emisionin “FactCheck” në MCNTV