Egli Proga të qoftë dheu i lehtë, zoti hedhtë dritën e mëshirës e shpresës mbi dy fëmijët e tu, bashkëshorten dhe prindërit!
Teksa ti vdiqe dhe nuk sheh e nuk dëgjon më çfarë ndodh në qytetin ku të morën jetën, më i lartë është morali yt sesa i Policisë Lokale atje, mbështetur nga Policia e Shtetit këtu në Tiranë, në godinën ku makutëria është bërë mullar!
Sa Mullar?
Aq sa as ndërrimi i vendngjarjeve, dekonspirimet, arrestimet e viktimave dhe ndihmesa e largimit të autorëve janë normalitet. Z. Muhamet Rrumbullaku, a të ngjason vrasja e Egli Progës me vrasjen pas shpine të Klodian Rashës?
Z. Rrumbullaku, ju e dini shumë mirë si hetues i vjetër dhe eksperincë-plotë se një shef komisariati, një drejtor është kot kur komuniteti dhe qyteti nuk e beson!!!
Kjo është fakt tani në Pogradec, Korçë e jo vetëm. Z. Rrumbullaku, siç shkritë komisariatin e Fushë Krujës pas situatës me Rrajat, pse nuk e bëni të njëjtën me Korçën e Pogradecin?
Shiheni Pak foton se si Policia që është kthyer në roje objektesh ka rrethuar, e për pak nuk arreston viktimën, Eglin! Ama autorin e gjeti pas 2 ditësh.
Po sikur Egli të ishte bir Ministri?
Deputeti?
Drejtori?
Bankieri?
Gjyqtari?
Prokurori?
Apo këta janë elita dhe në fermën e derrave jo të gjithë janë të barabartë! Se në shoqërinë tonë tashmë është normë: privilegji blihet nga të pasurit dhe normalët e të varfërit shkelen, nëpërkëmben, gjobiten, dhunohen, grushtohen e vriten!!!
Po kjo OPOZITA KA NDONJË KËRKESË TË DORËHEQJES MORALE!!!!
PO KJO Ministria e Brendshme, MINISTRI I RI QË TAKON AMBASADORËT PËRPARA QYTETARËVE KA NDONJË KOMENT?!
Pse nuk shkon zoti Ervin Hoxha në Pogradec, në Korçë që t’u kërkojë llogari vartësve!!!!
Të ishte ende Ministër Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa ose Taulant Balla, opozita do kishte ngritur nga varri revoltën, s’do linte akuzë pa bërë e dorëheqje pa kërkuar.
Kush e ka bërë të heshtë? Po PD lokale në Pogradec? Po në Korçë?
Ore Egli iku, askush s’do e ngjallë, as hetimi JUAJ e rreshtat tona, apo cilido qytetari të dëshpëruar.
Por dhuna një ditë do ju zërë edhe juve o zyrtarë të shtetit që “arrestoni” viktimën . Ndoshta edhe ju z. Rrumbullaku e çdo zyrtari tjetër që paguhet për të arrestuar keqbërësit dhe jo viktimat. Ose më saktë, për të parandaluar të tilla monstruozitete, se Vrasjen e Krimin është utopike ta ndalni, sado të ishit edhe ëngjëj!
Nuk është e thënë t’u zërë dhuna fizikisht, larg qoftë ama! Si bilanc i të papranueshmes, do ju zërë në pleqëri. Po po, sepse gatuat e mbajtët një vend ku Morali ka Vdekur përpara se Eglin ta vrisnit si të dehur dhe ta arrestonit si në foto!
Kur ju i besoni vartësve, për çfarë duhet hetimi i “pavarur”, që varet po nga ju?
PO KJO MBIKËQYRJA POLICORE E KA MBIKËQYRUR ARRESTIMIN E VIKTIMËS ME 4 POLICË?
PO SIKUR ME MAKINË POLICIE TA KISHIT ÇUAR, NDOSHTA SOT DO ISHTE GJALLË! MEQENËSE AMBULANCA VONON SI NGAHERË!