WebLajm ka mësuar ekskluzivisht nga burime diplomatike se shumë shpejt Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të jetë banore (rezidente) në Shqipëri në Bashkinë e Himarës.
Meloni ka vendosur të investojë duke blerë një shtëpi pushimi në brigjet e detit Jon, sqaruan burime të cilat në kushte anonimati thanë se ky vendim është marrë dhe do të finalizohet shumë shpejt.
Zyrtarisht ende s’ka asnjë reagim nga Meloni, por burimet sqaruan se interesi i Melonit dhe familjes së saj, vjen pas vizitës që ajo pati një vit më parë në qytetin e Vlorës, e shoqëruar nga e gjithë familja, vajza dhe bashkëshorti, duke pushuar si mysafirë të kryeministrit Edi Rama.
Kryeministrja Meloni aktualisht është e divorcuar dhe “shija e mirë” e pushimeve në Vlorë e bregdetin Jon, e kanë bindur atë të zgjedhë plazhin e Palasës dhe një shtëpi pushimi në Green Coast.
Ndër kërkesat e Melonit për shtëpinë e cila nga Palasa do të shohë brigjet italiane, është prania e një pishine dhe një kopshti privat.
Pak javë më parë, Meloni ishte në një vizitë blic në Shqipëri, teksa pa ecurinë e punimeve në kampin e refugjatëve në Lezhë dhe Gjadër.
E teka kampi u mundësua falë “Ok” të Qeverisë shqiptare dhe marrëveshjes së miratuar në Parlament, vila si shtëpi pushimi duket se është ura lidhëse që Meloni ka zgjedhur me Shqipërinë, duke u bërë banore rezidente në Bashkinë e Himarës.
Modeli Vilës me Pishinë e Kopsht