GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Plarent Dervishajn, i cili akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Në seancën e sotme gjyqësore, teksa ka hedhur poshtë akuzat e ngritura, Dervishaj ka ngritur pretendimin se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim, por është “rrëmbim personi”. Kjo pasi sipas tij, forcat speciale të Dubait i kanë thënë që ndaj tij ka atentat dhe se e kanë dërguar për Shqipëri.
“Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait, pasi më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta e kundrejt meje po zhvillohet një atentat”-ka thënë ai.
Bazuar në deklaratën e dhënë, Dervishaj ka shprehur se e kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin, aty e kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas e kanë hipur ne avion, teksa arrestimi është bërë në Rinas.