Reperi Noizy pritet të lirohet nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit, teksa nga ana tjetër Kosova e ka shpallur në kërkim pasi e akuzon se ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni.
Senaca gjyqësore ndaj tij u zhvillua ditën e sotme, ndërsa për t’u liruar reperi ka ofruar si ‘garanci’ pasurore 50 milionë lekë të vjetra.
Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, pritet që Noizy sot të dalë nga qelia pas vendosjes së Garancisë Pasurore.
Gjykata pasi analizoi çështjen në terësi, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, VENDOSI:
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
- Caktimin me qëllom ekstradimi, ndaj shtetasit Rigels Rajku, të masës së sigurimit “Garancia Pasurore”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternative e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale.
- Grancia pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale caktohet në shumën 5.000.000 (pese milion) Lekë.
- Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda nje afati 5 (pesë) ditor. Shtetasi Rigels Rajku do te qëndrojë me masë sigurimi “arrest ne burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatäse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vone se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe te urdherojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale.
- Ngarkohet Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Ky vendim t’i njoftohet menjeherë Ministrit të Drejtesisë së Republikës së
Shqipërisë. - Kundër këtik vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) dizëve në Gjykatën
e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke filluar ky afat nga e nesërmja e
njoftimit të vendimit të arsyetuar. - U shpall në Durrës, me datë 16.08.2024.