Noizy zyrtarisht sapo ka dalë nga burgu ku qëndroi rreth 10 ditë.
Ai ka marrë telefonin dhe është futur live në instagramin e tij, teksa u shpreh se ka besim tek drejtësia shqiptare dhe ajo e Kosovës.
“Doja të falenderoja familjen dhe miqtë e mi që nuk u ndalën asnjë moment duke më suportuar. Falenderoj dhe kolegët që nuk patën frikë të më suportojnë publikisht. E drejta dhe e vërteta do të fitojë përherë. Kam besim tek drejtësia shqiptare dhe drejtësia në Kosovë. Uroj që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt”-tha ai.
Ndërkohë ka ndaluar makinën pasi pa që një djalë i vogël kërkoi që të bënte foto me të.
“Të mërkurën në Stadiumin Selman Stërmasi do të mbajmë një super koncert”, vijoi më tej Noizy.